Komisioni i Garave për Superligën dhe Ligën e Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 29.04.2021, shqyrtoi kërkesën e SC Gjilanit të parashtruar me datë 27.04.2021, për zhvillimin e ndeshjes së javës së 33-të, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Komisioni i Garave mori vendim për refuzimin e kërkesës së Gjilanit dhe ndeshja e javës së 33-të e Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet rivalëve lokal, do të zhvillohet në terminin e paraparë në stadiumin e qytetit në Gjilan
Ky është arsyetimi për refuzimin e kësaj kërkese:
Komisioni i Garave kërkesën e SC Gjilani e ka adresuar te përgjegjësit e stadiumit ”Fadil Vokrri”, nga të cilët kemi marr përgjigjen refuzuese, me arsyetimin se stadiumi është i stërngarkuar dhe me orar të ngjeshur të aktiviteteve: ndeshjet e FC Prishtina, pastaj me finalen e Kupës së Kosovës, ndeshjet e kombëtareve ”A” dhe U-21. Po ashtu këtyre ditëve përgjegjësit e stadiumit janë duke punuar në përgatitjen e fushës për këto ndeshje, për të plotësuar kriteret që kërkohen nga UEFA, prandaj është vendosur si në dispozitiv të këtij vendimi.