Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur sot formacionin më të mirë të vitit, futbollistin më të mirë dhe shumë çmime të tjera prestigjioze shkruan Radio Star.
Skuadra e Dritës ka dominuar formacionin me katër lojtarë: portierin Faton Maloku, mbrojtësin Besnik Krasniqi, mesfushorin qendror Albert Dabiqaj dhe mesfushorin e majtë Almir Ajzeraj.
Forma mbresëlënëse e Dritës këtë sezon e ka pozicionuar ekipin në vendin e parë në Superligë, ku vazhdon luftën për titullin kampion./radiostar/