By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Fidan Qerimi i LDK-së: Ka kaluar më shumë se gjysma e mandatit qeverisës dhe Komuna e Gjilanit është pa strategji të zhvillimit ekonomik
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Fidan Qerimi i LDK-së: Ka kaluar më shumë se gjysma e mandatit qeverisës dhe Komuna e Gjilanit është pa strategji të zhvillimit ekonomik

Përditësimi i fundit: August 26, 2023 3:22 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Agrikulturë dhe Ndërmarrësi dua të potencoj edhe një herë se i pari i Komunës sonë, por edhe të gjithë drejtorët e drejtorive komunale nuk po arrijnë që të kalojnë fazën provuese apo praktike në pozitat e tyre. Ka kaluar më shumë se gjysma e mandatit qeverisës dhe Komuna e Gjilanit është pa strategji të zhvillimit ekonomik, që është një humbje e madhe. Kjo po ndodh për herë të dytë pas luftës, herën e parë ka ndodhur në qeverisjen e PDK së në mandatin 2010-2013 dhe po ndodh në këtë mandat, ku po qeveriset pa strategji zhvillimore, por edhe me praktikantë.

- Advertisement -

Në Komunën e Gjilanit ekziston Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, por ajo drejtori po punon si një zyrë informuese e Qeverisë së Kosovës për shpalljet e masave:

· Kanë mbajtur sesion informues lidhur me thirrjen publike “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe Bizneset e Grave 2023”.

Cili është roli i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në këtë rast?

Cila është ndihma që po iu jepet personave potencial për të hapur biznes?

Kjo Drejtori do të duhej të organizonte një trajnim për përpilim të planit të biznesit, trajnim për Menaxhim të biznesit, trajnim për marketing, pa këto trajnime do të kenë vështirësi që të përfitojnë nga masat e qeverisë. Pastaj edhe nëse fitojnë, ata do ta kenë të vështirë të menaxhojnë dhe të bëjnë marketing për produktet apo shërbimet që ofrojnë. Apo ndoshta këto fonde synohet që t’ju shpërndahen familjarëve të aktivistëve të LVV – së, siç edhe po shihen skandalet çdo ditë në medie.

· Është proklamuar se do të lansohet “Fondit për Ndërmarrësit e rinj” në tremujorin e dytë, po kalon edhe tremujori i tretë dhe ende nuk është ndërmarrë asgjë për këtë fond.

· Sa i përket aktiviteteve për rritjen e efiçiencën së energjisë, Komuna e Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje të investimit të rreth 400 mijë Euro në shkollën fillore Abaz Ajeti, që është për tu përshëndetur si projekt, por nga përvojat e mëhershme tregon se projektet nuk po përfundohen në kohë, dhe prapë vazhdon me të njëjtin gabim, kur afati i fundit për përfundim të punëve është 31 gusht, kurse mësimi duhet të filloj më 1 shtator.

Do të duhej që data e përfundimit të projektit të jetë së paku 15 gushti, që shkolla të jetë e gatshme para fillimit të mësimit.

· Bujqit e Komunës së Gjilanit nuk kanë një mbështetje financiare dhe profesionale për zhvillim të bizneseve të tyre. Do të duhet që Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe e Bujqësisë që të hulumtonin potencialet biznesore dhe t’i mbështesin ato në aspektin e mjeteve të punës, ekspertizës profesionale, trajnimeve të ndryshme, që këto biznese të kenë avancim dhe rritje të bizneseve bujqësore.

· Nuk ka plan për mbrojtjen e kulturave bujqësore në rast të fatkeqësive natyrore, dhe nuk është krijuar mekanizëm i vlerësimit të dëmeve në këto raste të fatkeqësive natyrore.

· Gjatë fushatës elektorale janë dhënë premtime që nuk do të ketë të punësuar me kontrata në vepër. Janë me dhjetëra të punësuar me kontratë në vepër vetëm në kohët e fundit. Nuk ka investime fare në trajnime të punëtorëve komunal për rritje të kapaciteteve profesionale. Do të duhej që të bëhet një riorganizim i drejtorive komunale, dhe të investohet në rritjen profesionale të punëtorëve komunal, që kjo do të rrit efikasitetin e punëtorëve dhe do të rritet cilësia e shërbimeve komunale.

· Mungesë totale e menaxhimit ndaj inkubatorit të biznesit, ku do të mund të mbështesnin Start-up et.

· Mungesë totale shfrytëzimit të donacioneve dhe investimeve të jashtme, çka është edhe më keq, projektet të cilat kanë qenë të projektuara, të cilëve janë siguruar financimi nga donatorë ndërkombëtar, kanë mbetur pa u realizuar.

Sa projekte janë financuar deri më tani nga donatorë ndërkombëtar?

A kemi ndonjë investitorë nga jashtë që ka ardhur në Komunën e Gjilanit për të investuar?

· Tejzgjatja e punimeve në rrugët dalëse prej Gjilanit për Ferizaj, Prishtinë dhe Bujanoc, ka bërë që bizneset të pësojnë humbje të mëdha, për shkak të vështirësive dhe vonesave në qarkullim.

Komuna e Gjilanit është dashur që të kryej të gjitha detyrimet e saj karshi këtyre projekteve dhe të insistoj në zbatimin e tyre. Përfundimi i këtyre projekteve infrastrukturore do të rrite numrin e vizitorëve, ku do të shtohet potenciali ekonomik i Gjilanit.

Ne si Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Agrikulturë dhe Ndërmarrësi kemi filluar takimet me palët e interesit, po mbledhim ekspertë, biznesmen, investitorë potencial dhe të dhënë që të hartojmë politikat për programin qeverisës komunal, ku dhe shfrytëzoj rastin që të ftoj edhe përmes mediave të gjitha Shoqatat e Bizneseve, biznesmenët, ekspertët e ekonomisë, që të kontribuojnë për hartimin e politikave dhe programit qeverisës për zhvillim ekonomik të Gjilanit për mandatin e ri qeverisës.

Kryetari i komisionit përZhvillim Ekonomik, Agrikulturë dhe Ndërmarrësi

Prof. Ass. Dr. Fidan Qerimi

Matoshi e krahason Kurtin me Kim Jong-un: Diktatorët i fitojnë zgjedhjet rëndom me 100%
Rron Pharm është barnatorja kujdestare për sonte në Gjilan
Rashiti: Të rinjët po i bashkohen PDK-së në Gjilan
Haxhiu: Asnjë parti s’ka punuar më shumë për veriun sesa PDK-ja
Përmbyllen dy programe të FMN-së me Kosovën
Artikulli i mëparshëm Escobar: SHBA në Ballkan zgjedh për partnerë ata që janë të përkushtuar ndaj BE-së e NATO-s
Artikulli tjetër I burgosuri në Gjilan sulmon policin dhe arratiset

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.