Lagjja Fidanishte i ka dhënë përkrahje të madhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në garën e 17 tetorit, i cili shoqërohej edhe nga shefi i Shtabit Zgjedhor, Arbër Ismajli dhe kandidati për Asamble, Avdyl Jerliu.
Takimin e ka hapur kryetari i Nëndegës së re të LDK-së atje, Nazim Mehmeti, i cili tha se banorët e Fidanishtës janë në përkrahje të plotë kryetarit Haziri dhe listës së LDK-së.
Kryetari Haziri ka shprehur falënderim për përkrahjen që mori nga Fidanishjtja, derisa tha se programet infrastrukturore do të përmbyllen në vitin e parë të mandatit të ri.
“Falëmnderit për punën, angazhimin e organizimin nëndegës së re të LDK-së, në Fidanishte. Është njëra prej lagjeve më të mira për banim në Gjilan. Kjo lagje ka përfituar projektin e madh të rrugës, e përcjellur me kolektorët e kanalizimit fekal e atmosferik, sikur edhe rrjetin e ri të ujësjellësit. Tashmë ka mbetur edhe shtresa e dytë e asfaltimit, ndriçimi, trotuaret dhe shtegu i biçikletave për ta kompletuar. Do të vazhdojmë, po ashtu, edhe asfaltimin e rrugicave ndërlidhëse. Falëmnderit nga fundi i zemrës për mbështetjen e jashtëzakonshme. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)