Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike u realizua në kryeqytetin gjerman, ku Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, së bashku me Choralspace Festival Choir, Konzertchor Münster dhe Korin e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood, sollën një përvojë unike korale 360° për publikun.
Në një sallë të mbushur plot, publiku duartrokiti interpretimet e solistëve Kaltrina Miftari dhe Elona Sadiku, Flaka Goranci, André Khamasmie dhe Simon Robinson, në një program të pasur artistik.
Të pranishme në koncert ishin edhe zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi dhe shefja e kabinetit Shkurte Aliu.
Programi përfshiu veprat: “Requiem für Mignon, op. 98b” nga Robert Schumann, “Ballin lartë!” nga Valton Beqiri dhe “Stabat Mater, op. 58” nga Antonín Dvořák.

