Skuadra shqiptare e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri, me tri fitore e një barazim
Skuadra e suksesshme shqiptare në Zvicër, FC Kosova Zurich, e ka nisur për mrekulli edicionin e ri, shkruan albinfo.ch.
FC Kosova e kryeson tabelën e ligës së parë Inter-regjionale pas katër ndeshjeve, duke fituar tri dhe ka një barazim.
Kuqezinjtë kanë synim të ngjiten një ligë më lartë dhe për këtë janë duke u bërë përgatitje që prej kohësh.
Kosova ka mundur Balzers 0:3, ka barazuar me Winterthur II pa gola, ka mposhtur Linth 1:2 dhe ka shënuar fitore kundër Wettswil 1:3.
Ndeshja e radhës do të jetë kundër Grasshoper II, të shtunën, më 2 shtator, nga ora 18:00.