Kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit në lagjen Dardania.
Naser Korça bashkë me nënkryetarin e Gjilanit, Arbër Ismajlin, vizituan fillimin e punimeve të trotuarit në lagjen Dardania.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça,theksoi se me ndërtimin e këtij trotuari, do të jetë qasja më e lehtë për personat me aftësi të kufizuara, të verbër dhe hapësirat publike nga sot e tutje do të lirohen.
Përmes një statusi në facebook Naser Korça, tha se pas shum zvarritjeve dhe shtyrjes së procedurave, sot filluam më punimet në ndërtimin e trotuarëve në lagjen Dardania.
Ja postimi i plotë:
Pas shumë zvarritjesh e shtyrjes me procedura të Prokurimit, sot filluan punimet në ndërtimin e trotuarëve në lagjën Dardania.
Do të jetë nje pilot projekt se si do të duken të gjithë trotuarët me standarde të larta, qasje për persona me aftësi të kufizuara, të verbër, dhe gjithë infrastruktura tjetër përcjellëse ne kuadër të këtij projekti.
Vazhdojmë…