Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit kanë filluar punimet në repartit e Dializës, një investim shumë i rëndësishëm që do të përmirësojë dukshëm kushtet e trajtimit për pacientët që marrin këtë shërbim jetik.
Ky është investimi i parë i këtij lloji që realizohet në këtë spital për shërbimin e dializës, duke shënuar një hap të madh drejt modernizimit të infrastrukturës shëndetësore në rajon.
Aktualisht, në repartin e dializës në Gjilan ofrohen shërbime çdo ditë, me një mesatare prej mbi 500 trajtimesh në muaj, çka tregon rëndësinë e këtij sektori për komunitetin lokal dhe rajonal.
Ky projekt pritet të krijojë kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor, si dhe të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore në përgjithësi./Radio Star/









