Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur përmes një video-mesazhi se kanë nisur punimet konkrete në rrugën “Hamdi Kurteshi”, e cila tashmë ka filluar të marrë formën përfundimtare.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Hyseni ka theksuar se ky është vetëm njëri nga projektet infrastrukturore që po realizohet në kuadër të planit të ri të qeverisjes komunale.
“Rruga ‘Hamdi Kurteshi’ po merr formë. Projektet infrastrukturore do të fillojnë të marrin jetë dhe do të përfundojnë një nga një,” ka deklaruar ai.
Sipas kryetarit, prioritet i qeverisjes lokale mbetet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve përmes investimeve të qëndrueshme./Radio Star/