Grupet punuese të LDK-së dhe VV-së do të mblidhen sot bashkë në selinë e partisë së Isa Mustafës ku do të diskutojnë për harmonizimin e programeve për një marrëveshje eventuale për Qeverinë e ardhshme.
Nga Lëvizja Vetëvendosje në selinë e LDK-së ka arritur grupi punës i përbërë nga Glauk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Albulena Haxhiu.
Ndërsa grupi punues i LDK-së përbëhet nga Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.
Në zgjedhjet e 6 tetorit VV ka dal para LDK-së me një numër prej 5 mijë votash.