Në vazhdimësi në redaksinë tonë dërgohen foto të ndryshme ku tregohet fakti që Sheshi i Gjilanit ka filluar të dëmtohet.
Nëse i shikojmë fotot mund të vërejme se sidomos në vendet e destinuara për hudhje të mbeturinave, shumë prej tyre janë dëmtuar dhe janë bërë të pa riparueshme.
Qytetarët duhet të kujdesen më shumë për pronën publike sepse prona publike është pronë e gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit.