Në sallën 1 Tetori në kryeqytet ka filluar vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare.
Ndryshe deri të martën janë vaksinuar 3 mijë e 181 pjesëtarë të Personelit Shëndetësorë të Kosovës.Kosova po vazhdon të përballet me një situatë të rënduar nga virusi COVID-19. Deri më tani kanë humbur jetën 1 mijë e 948 qytetarë kurse janë 13 mijë e 903 raste aktive.