Qeveria e Kosovës në fillim të nëntorit ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore prej 10 për qind në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.
Vendosja e kësaj takse ka bërë që kompania Frutex të përshpejtojë procesin e instalimit të linjës së punimit të frutave për të prodhuar lëndën e parë për prodhim të lëngjeve natyrale, e cila deri më tani ishte importuar kryesisht nga vendet e rajonit.
Ky investim rreth 3 milion euro, është mbështetur me grante edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Bashkimi Evropian ku aty mund të përpunohen frutat si: mollë, dardhë,kumbulle, pjeshkë , rrush etj.
Frutex aktualisht ka të mbjella rreth 30 hektar me mollë dhe vishnje, por pjesën më të madhe të pemëve pret ti grumbulloj nga fermerët e Kosovës, prandaj kjo do të jete një mundësi e mirë për fermerët të cilët do të mund ti dorëzojnë prodhimet e tyre.
Kapaciteti i kësaj linje është 120 ton brenda 24 orëve dhe ky kapacitet do te jete i mjaftueshëm jo vetëm për nevoja të kësaj kompanie por edhe për prodhuesit e tjerë në Kosovë.