Në rrugën e Kumanovës kanë filluar punimet për hapjen e rrugës, ku pjesa më e madhe e kësaj rruge është rruga që lidh fshatin Zhegër dhe Pisjan.
Kjo lidhje e rrugës ka rëndësi të madhe për banorët e regjionit të Gjilanit, Kumanovës dhe Preshevës, vlera e kësaj rruge është afër 2.5 milion euro.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, përmes një postimi në facebook ka treguar se është duke u bërë hapja e rrugës së vjetër të Kumanovës, kjo rrugë lidhë dy fshatrat.
Ja postimi i plotë:
“Xhadja” e vjeter e Kumanovës…
Filluan punimet për ndërtimin e rrugês së vjeter të Kumanovës e cila lidhet me rrugë e Zhegres dhe Pisjanit, rrugë e cila lehtëson tepër shum qarkullimin e banorëve të regjionit te Gjilanit,Kumanovē dhe Preshevës.
Vlera e këtyre punimeve arrine në 2.5 milion euro dhe është merite e angazhimit të kryetarit Lutfi Haziri për investimet që solli ne Gjilan.
Vazhdojmë…