FC Drita dhe Llapi do të përballen në finale të Kupës së Kosovës, ku synimi do të jetë më i madh se thjesht trofeu shtetëror, pasi fituesi do ta sigurojë një vend edhe në kualifikime për Ligën e Evropës.
Në vitin 1991 nga Federata e Futbollit të Kosovës u formua turneu i kupës kombëtare në futbollin e Kosovës dhe zhvillohet çdo vit.
Skuadra gjilanase FC Drita dhe ajo nga Podujeva, KF Llapi, janë dy finalistet të cilat kërkojn europën me anë të fitimit të Kupës së Kosovës.
Drita ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës, edhe përkundër barazimit 2-2 nga Ramiz Sadiku në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.
Pas dy ndeshjeve, FC Drita fitojnë me rezultat 5-2 dhe kalojnë në finalen e madhe të Kupës.
Llapi për të dytën herë radhazi në finale të Kupës së Kosovës, Fitorja e pastër 2-0 ndaj Prishtinës në “Zahir Pajaziti”, i dërgon llapjanët në finale (3-2), aty ku do të përballen me Dritën./radiostar/