Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët e besimit myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, FFK tha se kjo festë, që vjen pas përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, është simbol i sakrificës, solidaritetit dhe respektit për njëri-tjetrin, transmeton Klankosova.tv.
“Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, shëndet, mbarësi dhe gëzim në çdo familje. Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të federatës.

