Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 29 mars 2025.
BIK ka treguar se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën, më 30 mars 2025.
Kurse, falja e namazit të Fitër Bajramit falet në ora 06:59 minuta.
“Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 05:41, me faljen e namazit të sabahut të cilit do ti prij, Hetem ef. Sopjani , pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni -anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës . Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 06:59 minuta të cilit do t’i prijë, Vedat ef. Sahiti -kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Ndërkohë, me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryesia e BIK-ut do të organizojë pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.