Nga Fitim Guda – Te dielën me 14 mars u mbajt kuvendi i LDK-se, rezultati tani me është i ditur botërisht, po cilët ishin shkaktaret e vërtetë të këtij rezultati, mbetet t`i analizojmë!
Puna dy dekadeshe e opozitës si duket dha rezultatet e veta, LDK-ja u godit në tri drejtime:
1. Pas gabimit të parë që bëri LDK-ja duke hy në koalicion me PDK- në, të cilën gjatë gjithë kohës e akuzoi për keqpërdorime dhe kapje të shtetit, ku edhe kauza e zgjedhjeve ishte anti PDK- izëm, mbas zgjedhjeve u fut në koalicion me PDK-në, gabim që votuesi i LDK-së nuk e fali, shans të cilën VV nuk e la pa e shfrytëzuar, nga ky gabim krijoj kauzë politike.
Duke e shfrytëzuar brishtësinë e këtij shteti dhe injorancën e masave, krijoi kauzën se në Kosovë gjithçka e keqe vinte nga këto dy parti, u vunë në pah të gjitha dështimet dhe anomalit që kishin qeveritë e kaluara, u krijua perceptimi se këto dy parti ishin shkaktare për ngecjen e këtij shteti, se përndryshe Kosova do të behet Zvicer e Ballkanit!
Nuk u përmenden kurrë të arriturat dhe zhvillimet pozitive të cilat ishin shumë më të mëdha se shumica e vendeve të konsoliduara të Ballkanit!
2. Duke e parë gjendjen e renduar brenda LDK-së, si dhe inercionin e masave, Vjosa Osmani e pa shansen e vet historike për të pretenduar fronin e partisë, edhe ajo ndërtoi tregimin e vet i cili ishte pothuajse identik me të opozitës, tregim i cili u shit mjaftë mirë, erdhi në shprehje thënia filozofike: Se pas çdo kauze të madhe të rrejshme, qëndron një e vërtetë e vogël absolute ( sepse me të vërtet pat keqpërdorime në të kaluarën)
3. Për të qenë goditja edhe më e rënd, opozita dhe disa oponent brenda LDK-se, filluan të krijojnë narrativin e tyre, se klasa e vjetër e LDK- së duhet të shkoj, se duhet të zëvendësohet me disa të rinj, të cilët nuk kishin hipotekë nga e kaluara, edhe këtu kishte djallëzi në vete, pretendohej të eliminohen pjesa me ndikimin më të madh brenda LDK-së, mendohej të ndodhte fshisa brenda partisë, e rrjedhimisht dobësimi i saj!
Pas këtyre makinacioneve të krijohej përshtypja se ne si Kosova po krijojmë paradigmë të re në mënyrën e qeverisjes në gjithë rajonin, ne të paret po vendosim kufirin mes gjeneratave, po vendosim kriterin se të kesh përvojë politike është hendikep e jo benifit! Pas gjithë këtyre ngjarjeve, nuk mundej të pritej tjetër rezultat në kuvendin e 14 marsit, tanimë ishte ndërtuar stereotipi i të mirit dhe të keqit, gjithçka ishte parapërcaktuar, epilogu veç se dihej!