Analisti Fitim Salihu ka reaguar për skandalin me vaksina. Salihu ironizon duke thënë se zyrtarët e VV’së po shtyhen ndërmjet veti se kush po bën skandalin më të madh.
Salihu nëpërmjet një statusi ia ka njehur rend skandalet e VV’së. Sipas tij më tërë këto skandale nuk po vjen era shtet, por era diçka tjeter po ju vjen…
Postimi:
Gare e ngushte mes zyrtareve te Vetevendosjes dhe shtetit se kush po e ben skandalin me te madh brenda 24 oreve:
1. Arben Vitia nuk nenshkruan kontraten per 500 mije vaksina, duke rrezikuar jeten e qytetareve te vendit. Le te mbetet ne ndergjegjen e tij vdekja e çdo kosovari nga Kovidi per shkak te pazareve politike me vaksina.
2. Mytaher Haskuka keqperdor tenderin ne vlere prej 1.4 milion eurove. Nejse, ky nuk e ka sefte. I pati dhane me heret tendera babes dhe shefit te asambleisteve te Vetevendosjes. E ka dite Albini kur thojke “me Myten, kemi me myt korrupsionin”. ?
3. Ministri Liburn Aliu shkel ligjin ne anulimin e nje tenderi ne vlere prej 44 milion eurove.
4. Prokuroria shnderrohet ne polici partiake te Albinit ne sherbim te persekutimit politik ndaj medieve te lira.
5. Sot po flasin kunder transparences zyrtaret e njejte te Vetevendosjes qe dikur kerkonin zbardhjen e kontrates se autostrades Vermice-Merdare, qe kerkonin transparence ne negociatat me Serbine dhe qe zbulonin marreveshje “sekrete” me NATO-n.
6. Sot po e mbrojne persekutimin politik te Insajderit nga prokuroria e Albinit zyrtaret e njejte te Vetevendosjes qe me 2013 protestonin kunder propozimit qe me ligj te obligohen mediet per te zbuluar sinjalizuesit dhe burimet e tyre te informacionit.
Qysh thojshit, “po vjen era shtet”, a? Mos ju kane mshel hundet prej Kovidit se era diçka tjeter po ju vjen…