Pas raportimeve të shumta për aksidente dhe lëndime serioze me trotinetë elektrik, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka njoftuar se Qeveria është duke marrë masa për hartimin e një ligji për rregullimin e kësaj çështje.
Pacolli më tej ka thënë se shumë shpejt ky projektligj do të dërgohet në seacnë, shkruan Zeri.info.
Ajo më tej u ka kërkuar prindërve që të mos lejojnë fëmijët të dalin në rrugë me trotinetë.
“Akoma nuk kemi ligj që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrik por Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punon në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve. Shumë shpejt projekligji do të dërgohet në seancë. Ashtu siç edhe mjekët po konstatojnë, lëndimet nga trotinetët mund të jenë serioze prandaj prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të mos dalin në rrugë me trotinetë”, shkroi Pacolli. /Zëri