Siç edhe ju premtuam, Mollekuqet dolen te fituara nga festivali ‘’Viva Italia’’ ne Rome. Trofe, qe mezi po i mbanin duart, Mollekuqet dolen faqebardhe nga ky manifestim madheshtor.
Cmimet qe ato rrembyen jane si ne vijim:
Ilda Nuhiu- Vendi i pare ne konkursin ‘’Folk Music’’, Vendi i trete ne konkursin ‘’Pop Music’’, ndersa ne konkursin Miss, u zgjodh ‘’Miss Beauty’’ ?
Yllza Hasani – Vendi i dyte ne konkurset ‘’Pop Music’’, ‘’Folk Music’’, ‘’World Hit’’, dhe ne konkursin Miss u zgjodh ‘’Miss Buzeqeshja’’ ?
Anesa Demaj- Vendi i dyte ne ‘’Folk Music’’, dhe vendet e treta ne ‘’World Hit’’ dhe ‘’Pop Music’’ ?
Agnesa Sejdiu- GRAND PRIX ne kategorine e saj, dhe Dy Vendet e para ne ‘’Pop Music’’, dhe ‘’World Hit’’ ?
Klea Dina- GRAND PRIX ne kategorine e saj, dhe Dy Vendet e para ne ‘’Pop Music’’, dhe ‘’World Hit’’ ?
Edisa Ahmedi- Vendi i pare ne konkursin ‘’World Hit’’, dhe Dy Vendet e dyta ne ‘’Pop Music’’, dhe ‘’Folk Music’’ ?
Lina Demiri- Vendi i pare ne ‘’Pop Music’’, dhe Dy Vendet e dyta ne ‘’World Hit’’ dhe ‘’Folk Music’’?
Duke mos e harruar edhe artisten Ana Kodra nga Shqiperia, artiste qe ka qene prezente ne shume organizime te Mollekuqeve, e qe ne kete festival fitoi GRAND PRIX ne kategorine e saj.
Mollekuqet arriten qe te fitojne edhe shume ftesa internacionale nga drejtore te festivaleve te ndryshme ne bote si ne Meksike, Polande, Bullgari e shume vende te tjera, arritje kjo me peshe shume te madhe, pasiqe perfaqesimet ne bote po shtohen cdo dite e me shume, e bashke me to edhe pergjegjesia dhe sukseset.
Por suksesi me i madh eshte qe ato tanime kane fituar vetbesimin dhe sigurine per cdo hap qe marrin, kane eksperience dhe intelegjence muzikore, edhepse shume te reja ne moshe. Kjo fale menaxhimit delikat dhe shume te miremenduar te Arta Haziri-Nuhiu, qe i kushton gjithcka Mollekuqeve, dhe bashke po shperthejne gjithandej.
Perderisa jemi te faleminderimet, nuk mund te harrojme ta faleminderojme edhe drejtorin e ketij festivali Armando Gugasyan, per gjendjen e gatishmerise dhe per organizimin mbreselenes. Thank you Armando ?
Koha eshte e limituar, keshtuqe ne fillojme punen menjehere per hapat e rradhes. Jemi plot motiv. E me e rendesishmja, ne nuk njohim termin e ngopjes nga sukseset!