Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu sot i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK].
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shkroi se Lumbardhi një vit më parë ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i BigBrother ndërsa tani po i bashkohet familjes politike të LDK-së.
“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë, Lumbardh”, shkroi Abdixhiku.