Pas kualifikimit historik të FC Dritës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ka reaguar presidenti i klubit, Flamur Bunjaku.
Në një postim , Bunjaku ka thënë se pas 9 viteve përkushtim dhe sakrifice në krye të klubit, ëndrra për ta parë Dritën në një garë evropiane më në fund është bërë realitet.
Ai falënderoi lojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen dhe angazhimin, duke shtuar se ky sukses është vetëm fillimi i një rruge të re drejt objektivave edhe më të mëdha për klubin.
Statusi i plotë:
Pritjes i erdhi fundi… pas 9 viteve në krye të Dritës jemi në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. Jam shumë i lumtur së bashku me Valon Murselin që Drita jonë do të luaj në fazën finale të një gare evropiane. Shumë sakrifica ndër gjenerata, shumë gëzime e hidhërime, por më në fund ia dolëm të jemi aty ku kemi ëndërruar. Faleminderit futbollistëve për sakrificën, stafit të trajnerëve dhe stafit drejtues për angazhimin si dhe tifozëve për përkrahjen kudo që ka luajtur Drita. Qëllimi u arrit që ta kemi një Dritë evropiane, por ky është vetëm fillimi, pasi gjëra edhe më të mëdha na presin. I juaji, Flamur Bunjaku