Në mbledhjen komemorative e cila u mbajt për të nderuar jetën dhe veprën e ish- zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci morri fjalën edhe motra e tij Edi Daci – Prapashtica.
Në pamundësi për mbajtur një fjalim të gjatë për shkak të pikëllimit, motra e Arianit, Edi falënderojë të gjithë pranishmit në emër të familjes për prezencën dhe përkrahjen e tyre.
“Më lejoni që në emër të familjes dhe të vëllait tim të ju falënderojmë për përkrahjen, ngushëllimet, prezencën tuaj faleminderit nga shpirti”, tha ajo gjatë fjalimit të saj.
Në mbledhjen komemorative për të nderuar figurën e Arian Dacit morën pjesë figura të larta të shtetit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur Ariani kishte vlera të larta njerëzore dhe se ai i shërbeu Kosovës me devotshmëri.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se lajmi për ndarjen e tij nga jeta, është tronditës.
“Ky është pa dyshim fjalimi më i rëndë në jetën time. Unë ende nuk po mund të besoj, ne që jemi shoqëruar me Arianin e ndajmë me familjen pikëllimin. Ai ka qenë dora e djathtë e ministrisë, por me të ke mund të qash edhe hallin për çështje private”, tha ai.
Ndërsa, Edmond Ademi, ministër i Diasporës në Maqedoni, tha se është vështirë të gjej fjalët e duhura në këso raste.
Kjo mbledhje në të cilën e përshëndetemi për herë të fundit me Arianin… largimi i tij nga kjo jetë është humbja e madhe, por kujtimi për të është i përhershëm”, ka shtuar ai.
Arianit Jakupi, nga Oda e Farmacistëve, tha se është i tronditur nga lajmi, sepse për të Ariani ishte njeri që i ofronte të gjithë.
“Më shumë se aq jam shok i tij, nuk e kam pasur vetëm koleg, por kemi ndarë edhe momente me të që nga gjimnazi. E kisha mentor edhe të skijimë, nuk hezitonte të më ndalte të më tregonte se si të mbrohemi nga rreziqet, qoftë edhe nga orteku. Ti do të mbetesh përherë në mendjen tonë. Familja pastë forcë”, tha ai.
Ndërkohë, ish-zëvendësministri i Diasporës, varroset sot në orën 13 në lagjen Arbëria, në Prishtinë, me nderime shtetëror.