FLAKA E JANARIT 2026
Ecje Përkujtimore në Nderim të Heronjve të Kombit
Klubi Alpin Dardanët – Kamenicë, nën organizimin e DKRS dhe me përkrahjen e Komunave Kamenicë dhe Gjilan, organizon ecjen tradicionale për nderim të Heronjve të Janarit, më 18 janar 2026 (e diel).
Në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, kjo ecje përkujtimore mbahet për të nderuar veprën dhe sakrificën e heronjëve Kadri Zeka, vëllezërve Gërvalla, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.
Për Klubin Alpin Dardanët, kjo është tashmë viti i katër radhazi që organizohet, si angazhim i qëndrueshëm për ruajtjen e kujtesës historike dhe të idealit kombëtar.
Ky aktivitet është më shumë se një ecje malore – është një akt simbolik nderimi, një përulje ndaj sakrificës dhe një dëshmi se “Flaka e Janarit” vazhdon të digjet brez pas brezi.
Kadri Zeka, vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha përfaqësojnë bërthamën e rezistencës së ndërgjegjshme kombëtare shqiptare kundër pushtimit serb. Ata nuk ishin figura simbolike të rastësishme, por veprimtarë politikë të organizuar, të përkushtuar ndaj çlirimit dhe bashkimit kombëtar.
Këta heronj nuk kërkuan përmendore. Kërkuan liri. U vranë sepse ishin të qartë, të palëkundur dhe të rrezikshëm për regjimin. Sot nderohen jo për mënyrën si ranë, por për atë që nuk e tradhtuan kurrë.
Detajet e Organizimit
📍 Takimi: Përballe FSK në Gjilan 08:00
Parking VIVA, Kamenicë 08:30
📅 Data: 18.01.2026 (e diel)
Nga Kamenica vazhdohet me autobus deri te Kapia në Svircë (kufi).
Prej aty nis marshimi drejt Kullës së Nuhi Berishës, me kthim sërish në Kapi.
➡️ Ecja është e shkurtër dhe e lehtë, e përshtatshme edhe për fillestarë – me karakter kryesisht simbolik dhe përkujtimor.
Pas kthimit:
• Vazhdimi drejt Hogoshtit, vizitë te Kulla e Rexhep Malës
• Më pas drejt Poliçkës, te Kulla e Kadri Zekës
• Përmbyllja e marshit me drekë tradicionale dhe program kulturo-artistik
Informata Shtesë
✅ Transporti: FALAS
🍽️ Ushqimi (flija) dhe pije freskuese
📌 Rezervimi i vendeve në autobus është i obliguar
⏰ Afati i fundit: E shtunë, 17.01.2026 – ora 12:00
📞 048 / 370 650 (WhatsApp, Viber)
Ky organizim përkrahet gjithashtu nga klubet bjeshkatare dhe alpine të Anamoravës.
Jeni të mirëseardhur të bëhemi bashkë për ta mbajtur të ndezur “Flakën e Janarit”
🇦🇱 Lavdi e përjetshme Heronjve të Kombit
Klubi Alpin Dardanët – Kamenicë










