Radio Star, nga burime të veta, mëson se Flakron Rexhepi do të emërohet Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit.
Rexhepi ka qenë pjesë e kabinetit të kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, gjatë gjithë mandatit katërvjeçar, ku ka shërbyer si bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të komunës.
Emërimi i tij vjen në një periudhë kur Drejtoria e Urbanizmit konsiderohet një nga institucionet më të ndjeshme dhe më të ngarkuara në nivel komunal, me sfida të shumta në fushën e planifikimit urban, lejeve ndërtimore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit.
Flakron Rexhepin e presin shumë punë dhe përgjegjësi, ndërsa pritet që ai të sjellë një qasje më efikase dhe profesionale në drejtimin e kësaj drejtorie kyçe për qytetin e Gjilanit.

