Nëntë vite më parë e morën drejtimin e Dritës dhe që nga ajo kohë Drita shndritë në futbollin kosovar, por edhe në Evropë.
Nën pronësinë e dyshes Bunjaku – Murseli, Drita ka arritur të fitojë tre herë titullin kampion, një Superkupë të Kosovës dhe këtë vit për herë të 7-të të marrë pjesë në garat evropiane.
Drita sot konsiderohet si klubi më i organizuar në mbarë shqiptarinë, me kushte fantastike të punës për trajnerët dhe futbollistët si dhe korrektësi të jashtëzakonshme.
Sigurisht që dyshja Bunjaku e Murseli kanë meritat më të mëdha, pasi ata i kanë besuar projektin e tyre njerëzve të duhur në Kosovë që po udhëheqin me plot sukses Dritën si Feti Murseli, Valon Zymberi, Ilaz Shkodra e Fatos Ramadani.
Drita ka dy presidentë ikonik, dy njerëz të fuqishëm të cilët tani synojnë ta shohin klubin e tyre edhe në grupe të ndonjë gare evropiane, pasi gjilanasit gjithmonë kanë shkëlqyer në Evropë, por vetëm fati ka qenë kundër tyre pasi janë përballur me skuadra shumë të mëdha. Duket se ky është viti i duhur për Dritën që të futet në grupe.