Afaristi dhe njëherësh presidenti i klubit të Dritës, Flamur Bunjaku, në një postim të tij ka shprehur përkrahjen për kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar të Gjilanit.
Statusi i plotë:
Arbër Ismajli është djalë dukat. Rritur me vlera, përgjegjësi e dashuri për vendin. Bir i dy intelektualëve të nderuar, profesorë me kontribut të çmuar dhe të pazëvendësueshëm në ndërtimin e Republikës sonë.
Që nga fëmijëria ka treguar urtësi, përkushtim dhe vullnet për punë të mirëfilltë. Nominimi i tij nga LDK më gëzoi pa masë, sepse ai është shembulli më i mirë i gjeneratës së re me rrënjë të forta. I dashur me të gjithë, familjar i shkëlqyer dhe mik i qytetarëve.
Jam i sigurt se Gjilani ka me pasë një udhëheqës me mendje të kthjellët e zemër të pastër. Arbëri është shpresa që po kthehet në përgjigje pas 12 tetorit. 🫶🏼
Sukese vëllacko!
Muli!