Gjilan, mbyllet kuzhina e restorantit ku u helmuan personat nga iftari që hëngrën aty
Shkuan për iftar në një restorant por ushqimi i shijshëm po del se nuk ishte edhe i sigurt.
Kështu, dhjetëra qytetarë të Gjilanit u detyruan të kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të helmimit.
Për rastin janë të njoftuar edhe në polici.
Ndërkohë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku i ka thënë Klan Kosovës përmes telefonit se për një afat të pacaktuar kanë ndërprerë punën në kuzhinën e restorantit “Garden”.
Pronarët e restorantit nuk deshën të flasin para kamerës.