Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur shqetësimin për situatën në Kosovë.
Ai ka takuar sot edhe të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të cilin kanë ndarë shqetësimin për zhvillimet e fundit.
“Ka shumë hapësirë për shqetësim, por do të shohim në vijim nga takimet,” – u shpreh Ahmeti për Euronews Albania.
Ndërsa, për të njëjtën çështje ka folur edhe Lajçak i cili u shpreh se po punojnë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa sqaroi se nuk do të donin një Ukrainë të dytë, duke iu referuar kështu luftës atje me Rusinë.