Iku nga Gjilani e u gjet në Ferizaj – por pa vetëdije. Kështu i ndodhi një 30 vjeçari që humbi një shumë të madhe të parave, dhe pa zgjidhje tjetër, u largua kah mundi; E familja e raportoi si të zhdukur.
Vetë personi, që flet me kusht anonimiteti, pohon se e gjitha nisi në bastoren ku punon vetë dhe me qëllim që ta shlyejë borxhin e dikujt tjetër.