Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Ai thotë se institucionet tona kanë rritur nivelin e gatishmërisë, raporton Indeksonline.
“Me anëtarët e këshillit diskutuam për situatën e përgjithshme theks te vecantë veriun. Ndanë te dhënat e te fundit, rasti i djeshëm ishte agresion, hakmarreje ndaj policisë së Kosovës, intencë për destabilizim ne kohën kur kemi propozuar planin 5 pikësh për normalizim. Institucionet tona të sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë.
Janë shtrënguar kontrollohet kufitare me Serbine. Cenimi i djeshëm nga kufiri nga Serbia na detyron te rrisim kontrollhet kufitare. Veprimet e radhës do te merren ne baze te rekomandimeve. Synimi yne eshte siguria. Kërkojmë lirimin e menjehrshem te tre zyrareve, bëjmë thirrje faktorve nderkombetare ta dënojnë kete akt. Serbia nuk ka ndryshuar me qëllime, nuk po na befason me sjelljet e saj, e çuditshme është heshtja dhe toleranca e nderkombetarëve e cila vazhdimisht kërkon pretekste per deeskalim”, u shpreh Kurti.