Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka thënë se në rast se Kosova përballet me mungesë të vajit, ka alternativa të tjera për ta kompensuar mungesën.
Ai mbrëmë në emisionin “DPT te Fidani”, ka thënë se vaji mund të zëvendësohet nga yndyra bimore.
“Ekziston mundësi që nuk do ketë fare vaj, por ekzistojnë yndyrat tjera, margarina, tlynit që nuk kanë ndalesë me u importu prej shteteve që kanë, dhe ne kështu në vend të vajit e sjellim margarinën dhe kështu margarina e zëvendëson vajin. Ato janë yndyra bimore. Janë zëvendëses të detyrueshëm për vaj në mënyrë që me i dhënë shije që mos të ndihet mungesa e tyre. Ne e kemi sot një krizë dhe qeveria nuk takohet me asnjë nga afaristët. Nëse nuk ka vaj ka margarina nuk ka nevojë për panik”, tha Kelmendi në DPD te Fidani.