Gjatë pasdites së sotme një tërmet ka goditur rajonin e Gjilanit. Seizmiologu Shemsi Mustafa ka dhënë detaje.
Mustafa ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.
“Ky termet na tregon që edhe në të kaluarën kjo zonë është goditur nga tërmetet, goditet edhe tani por edhe në të ardhmen mund të goditet sepse në vitin 2002 ishte pikërisht kjo zona që gjeneroi një tërmet të fuqishëm me 5.7 shkallë të Rihterit”, thotë Mustafa për RTV Dukagjini.