Kompania: Flexograf sh.p.k.
Lokacioni: Velekincë – Gjilan, Republika e Kosovës
Orari i punës: I plotë (On-site)
Afati i aplikimit: 2 javë nga data e publikimit të këtij konkursi
Pozitat e hapura:
1. QA/QC – Specialist për Sigurimin dhe Kontrollin e Cilësisë (1 pozitë)
Përgjegjësitë kryesore:
•Inspektimi i produkteve dhe proceseve në të gjitha fazat e prodhimit;
•Hartimi dhe zbatimi i procedurave të testimit dhe standardeve të kontrollit;
•Monitorimi i përputhshmërisë me standardet ISO 9001 dhe standarde të tjera të aplikueshme;
•Pjesëmarrja në auditime të brendshme dhe të jashtme;
•Ruajtja dhe përmirësimi i procedurave standarde të funksionimit (SOP);
•Organizimi i programit të mirëmbajtjes parandaluese për pajisjet e testimit;
•Trajnimi i stafit të ri në praktikat e cilësisë.
Kualifikimet e kërkuara:
•Diplomë universitare në Inxhinieri Industriale, Mekanike, Teknologji Ushqimore ose fusha të ngjashme;
•Përvojë pune në QA/QC ose role të ngjashme në industri prodhuese;
•Njohuri mbi ISO 9001:2015 dhe standarde të tjera të cilësisë;
•Aftësi analitike dhe për raportim;
•Eksperiencë në përdorimin e pajisjeve matëse (kalibra, mikrometra, etj.).
2. Operator i Makinerisë së Prodhimit (3 pozita)
Ofrohet trajnim paraprak për kandidatët pa përvojë.
Përgjegjësitë kryesore:
•Operimi dhe mirëmbajtja e makinerive të prodhimit të paketimit fleksibël;
•Zbatimi i udhëzimeve teknike për prodhim dhe paketim;
•Raportimi i problemeve teknike dhe defekteve;
•Mbajtja e ambientit të punës të pastër dhe të sigurt.
Kualifikimet e kërkuara:
•Arsim i mesëm teknik (preferohet drejtimi mekanik ose elektroteknik);
•Përvojë në operimin e makinerive është përparësi, por jo e domosdoshme;
•Gatishmëri për punë me ndërrime;
•Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzime teknike.
3. Depoist (1 pozitë)
Përgjegjësitë kryesore:
•Pranimi, sistemimi dhe ruajtja e materialeve dhe produkteve në depo;
•Mbajtja e evidencës së stokut fizik dhe elektronik;
•Përgatitja e porosive dhe organizimi i ngarkesave për dërgim;
•Zbatimi i procedurave të sigurisë dhe kontrollit në depo;
•Komunikimi me departamentet përkatëse për kërkesat e materialeve.
Kualifikimet e kërkuara:
•Arsim i mesëm i përfunduar (preferohet teknik/ekonomik);
•Eksperiencë në punë të ngjashme (avantazh);
•Njohuri në përdorimin e sistemeve të menaxhimit të stokut (p.sh. Excel, ERP);
•Kujdes ndaj detajeve dhe përgjegjësi në punë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
•CV profesionale;
•Letër motivuese;
•Kopje e diplomës dhe certifikatave relevante;
•Referenca nga përvoja e mëparshme (nëse ka).
Mënyra e aplikimit:
Dokumentet duhet të dërgohen përmes email-it në:
legal@flexograf.net
me subjektin:
“Aplikim për pozitën [Titulli i Pozitës] – [Emri Mbiemri]”
Aplikimet mund të dorëzohen edhe në formë fizike në adresën e kompanisë të lartshënuar.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Çfarë ofron Flexograf sh.p.k.:
•Kushte të mira pune;
•Pagë konkurruese;
•Shujtë ditore;
•Sigurim shëndetësor.
Flexograf sh.p.k. inkurajon të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë.