Mëngjesi i së dielës ka nisur me qarkullim të qetë dhe pa kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata në kufij është stabile, me pritje minimale për hyrje dhe dalje.
Pikat kufitare me pritjet më të gjata arrijnë deri në 10 minuta, konkretisht në Dheun e Bardhë, Merdarë dhe Muçibabë.
Ndërkohë, pikëkalimet tjera kufitare kanë fluks edhe më të ulët, me kohë pritjeje që varion nga 3 deri në 5 minuta, pa ndonjë kolonë të raportuar në asnjërën prej tyre.