Edhe pse është duke u punuar me pesë sportele në hyrje dhe në dalje të pikës kufitare të Morinës, sërish janë krijuar radhë të gjata automjetesh.
Shumë qytetarë nga Kosova, qindra automjete, janë dyndur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.
Pavarësisht situatës së pandemisë, e cila në vendin tonë ka qenë në shifra të larta rastesh të reja në ditët e fundit, sërish qytetarët nga Kosova kanë vendosur të udhëtojnë drejt bregdetit dhe jo vetëm. /A2CNN