Pasi që sot është dita e parë e qeverisë së re, së pari ju uroj suksese dhe mbarësi në dobi të shteti dhe popullit tonë. E dyta, uroj që qeveria në shkuarje, do të bëjë pranim/dorëzimin në mënyrë profesionale. Ky veprim do të siguron vazhdimin e memories institucionale.
Fatkeqësisht, dje janë bërë disa gabime protokollare e që kanë pasur më shumë karakter emocional, si nga Qeveria në ardhje, po ashtu nga Qeveria në shkuarje. Mos ftesa për pjesëmarrje e Presidentit të Republikës ?? në Kuvendin ishte gabim, po ashtu deklarimi i ish Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së ??, që pranim/dorëzimin e detyrë së do ta bëjë për mes telefonit, ishte një gabim dhe lëshim politik i tij.
Nuk guxojmë që emocionet tona personale të ndikojnë në detyrat tona shtetërore.
Vazhdimi i memories shtetërore ka rëndësi shumë të madhe për funksionimin e shtetin tonë. Prandaj sa ma pak emocione dhe sa ma shumë qasje profesionale.
Dhe krejt në fund, kjo Qeveri ka me pasur shumë vështirësi në përmbushjen e premtimeve dhe në zgjidhjen e problemeve ekzistuese. Vetëm riorganizimi i ministrive do të marr një kohë të gjatë, sfidat ndërkombëtare, ballafaqimi me kërkesat e sindikatave etj., do të janë faktor që do ta sfidojnë në vazhdimësi këtë Qeveri.
Kurse opozita do të duhej të mbete vigjilente gjatë tërë kohës, që të sigurohet një mbikëqyrje profesionale karshi projekteve, dhe nismave të Qeverisë.
Sa ma pak militantizëm, e sa ma shumë profesionalizëm!