Urime 21 vjetori PDK
Së pari i uroj të gjithë, simpatizantët, aktivistët, dashamirët, sponzorizuesit në përvjetorin e Partisë Demokratike të Kosovës. PDK e sotshme shumë bashkëthemelues e ndërlidhin me vijën kombëtare që nga lufta NDSH, LKCK, LKP etj. PDK deri më sot ka kaluar shumë sfida, dhe ka bartur shumë përgjegjësi në shtetndërtimin e vendit tonë. Përgjatë këtyre viteve PDK ka bërë shumë punë të mëdha, mirëpo si çdo lëvizje apo organizatë ka bërë edhe shumë gabime.
Tani PDK prap gjindet para një sfidë të madhe, tentim ngritja e akuzës nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit Veseli, e ka sfiduar PDK-në deri në themelet e saja.
Mirëpo shtrohet pyetja e natyrshme, sa është struktura e PDK-së e pregaditur për të qëndruar dhe zhvilluar mëtejshëm, karshi kërkesave/nevojave të shumta që ka vendi.
Një ndër sfidat e para këto ditë është, një pyetje “1 Milon dollarëshe”: A duhet PDK të ju bashkangjitur kualicionit në këtë qeveri të udhëhequr nga LDK-ja.
Për mue është e qartë, JO!.
Nese, sfida e rradhës, zgjedhjet lokale janë afër, edhe një vit dhe i kemi zgjedhjet Nëntor 2021. Sa është duke u pregaditur PDK në pregaditjen e ofertës për qytetarët, cilët do të jenë kandidatët për kryetarë komune, kandidatët për këshillëtar komunal etj.
D.m.th ka shumë pikëpyetje, mirëpo uroj që struktura udhëheqëse të PDK-së me u sjellë si partnerë serioz, gjatë kësaj periudhë kohore, me aktivistë, simpatizantët, sponzorizuesit, dashamiret etj, në mënyrë që qytetarët të na shohin si partner seriozë dhe të reformuar karshi kërkesave që në vazhdimësi janë bërë nga ata.
Megjithatë Urime PDK!
Flurim Arifi
Ish kandidat për kryetarë të Degës PDK në Gjilan
Antarë i Këshillit Drejtues Dega PDK Gjilan