Flutura Kusari reagon: Kapja politike e KPM-së u kompletua
Flutura Kusari reagon: Kapja politike e KPM-së u kompletua
17 Jan, 16:08
Komisioni i Pavrur i Mediave pavërësisht faktit se kryetari Jeton Mehmeti ka edhe pak ditë mandat, e kanë zgjedhur kreytarin e ri të këtij institucioni, Besnik Berishën. Pas votimit me 4 vota për dhe një votë të pavlefshme, Berisha është zgjedhur në kryet të KMP-së.
Juristja e medias dhe aktivistja e shoqërisë civile, Flutura Kusari ka reaguar duke thënë se “Kapja politike e KPM-së u kompletua”.
Postimi i plotë:
Kapja politike e KPM-së u kompletua ✅
Sic ju paralajmërova:
Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm
Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së
KPM tash ka kryetar jolegjitim.
Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione.
Ne punën tonë e kryme, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së.
Ju falenderoj për vëmendje.