Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) ndaj Islandës.
‘Dardanët’ fituan ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të ngushtë 2-1 dhe tani do të luajnë në Spanjë ndeshjen e kthimit me një avantazh në duart e tyre.
Foda është pyetur nga gazetarët për mungesën e Aro Muric, i cili tashmë është rikthyer në Angli pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e parë.
“Po, sonte e kemi stërvitjen e fundit dhe sot ose nesër unë do të flas me portierët që kam në dispozicion dhe do të marrim vendimin se kush do të jetë në portë”.
“Islanda ka futbollistë tejet cilësor në fazën e sulmit dhe për ne do të jetë e rëndësishme se si do të luajmë kur kundërshtari ka posedimin e topit”.
“Energjia që do të kemi për ta fituar topin kur nuk e kemi në këmbë do të jetë kyçe për të arritur fitoren në këtë ndeshje”.
“Ndonëse po luajmë si mysafir, ne do të tentojmë të bëjmë lojën tonë, të kriojmë raste, të kemi posedimin dhe të shënojmë gola”, përfundoi ai.