Spitali Regjional i Gjilanit ka pranuar sot një donacion me shtretër dhe dyshekë nga Gjermania, përkatësisht Klinika Sana e qytetit Kam, që udhëhiqet nga drejtori Fabian Muller.
Kontigjenti përbëhet nga 34 shtretër dhe 7 dyshekë, donacion ky për Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ku trajtohen pacientë nga regjioni i Anamoravës dhe Lugina e Preshevës.
Donacioni e ka sjellë dhe dorëzuar përfaqësuesi i fondacionit “Fondi SS”, Erduan Idrizi nga Gjilani, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Idrizi me këtë rast ka thënë se është i vetëdijshëm që shëndetesia në Kosovë ka bërë përparime të konsiderueshme viteve të fundit, por ajo ende ka shumë mangësi e mungesa infrastrukturore dhe teknologjike, për të qenë në hap me nevojat e kohës.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit, Dr Arsim Emini ka falënderuar donatorin për këtë ndihmë, me bindje se Spitali i Gjilanit do t’i shfrytezojë këto pajisje për të mirën e shëndetit të qyetarëve të këtij regjioni.
Ai tha se çdo ndihmë për spitalet tona, siç është kjo e sotmja, është e mirëseardhur dhe ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për pacientët