Ardian Foniqi, i cili ka qenë i certifikuar nga KQZ-ja për kryetar komune të Gjilanit nga Lëvizja Vatra, por që me 15 shtator më është hequr emri nga gara për kryetar të komunës, transmeton Fokusi.info.
“Kjo tregon qëllimin e degradimit tim personal si dhe mbështetësve të mi për çka unë jam mirënjohës përjetësisht.
Këtu duket serioziteti i një sondazhi dhe publikimi i emrit të Ardian Foniqit, pa qenë fare kandidat për kryetar të Komunës.
Ju betohem se askush me këto lojëra nuk mundet të më njollosë e nënçmoj mua dhe mbështetësit e mi.
Sa për njoftimin e opinionit të gjerë publik, sipas disa sondazheve në Gjilan, unë jam radhitur me 7%, por jam i bindur se po të isha kandidat dhe të bëja fushat dhe të isha pjesë e debateve televizive, kjo përqindje do të ishte edhe për disa herë më e lartë.
Dhe krejt në fund kërkoj nga kompania e UBO, TV- Dukagjini me Ermal Pandurin, që publikisht të kërkoj falje ndaj meje, familjes time dhe mbështetësve të mi për përdorimin e emrit tim, fotos dhe përqindjes të rezultatit me qëllim të degradimit tim”, ka shkruar Foniqi.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetar
Mbrëmë përderisa isha duke përcjell emisionin Debat Plus në TV- Dukagjin me Ermal Panduri, ku kishte mendime të ndryshme se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i komunës së Gjilanit.
Debati ishte shumë atraktivë dhe tërheqës, sidomos pjesa e emisionit që kishte të bëjë me publikimin e rezultateve të pritshme nga një kompani serioze që e kishte bërë këtë sondazh para 6 apo 10 dite në Gjilan.
Pas publikimit të këtij sondazhi pasi që e quajnë sondazh me “saktësi” e me gabime të mundshme deri me 3 %, duke pasur parasysh “saktësinë” e rezultateve të zgjedhjeve të kaluara.
Pas publikimin të kandidatëve për kryetar të komunës së Gjilanit, si dhe përqindjen e kandidatëve në sondazh, isha i befasuar kur e vërejta emrin tim Ardian Foniqi me fotografi me rezultat të “ saktësisë” me 0.1%.
Ishte befasi për mua se si ka arritur kjo kompani të nxjerr këtë rezultat e për me tepër edhe emisionin Debat Plus në Tv. Dukagjini, të publikoj e të prezantoj para opinionit të gjerë rezultatet e kandidatëve pa qenë pjesë e garës për kryetar të Komunës.
Ju njoftojë se unë nuk jam kandidat për kryetar të komunës, nuk kam zhvilluar asnjë aktivitet politik në fushat zgjedhore dhe nuk kam marr pjesë në asnjë debat publik sikurse kandidatët tjerë të komunës së Gjilanit, e që ka qenë publik dhe u pa mos prezenca ime.
Është e vërtetë që unë kam qenë i certifikuar nga KQZ- ja për Kryetar Komune nga Lëvizja Vatra, por me 15 shtator më është hequr emri nga gara për kryetar të komunës.
Kjo tregon qëllimin e degradimit tim personal si dhe mbështetësve të mi për çka unë jam mirënjohës përjetësisht.
Këtu duket serioziteti i një sondazhi dhe publikimi i emrit të Ardian Foniqit, pa qenë fare kandidat për kryetar të Komunës.
Ju betohem se askush me këto lojëra nuk mundet të më njollosë e nënçmoj mua dhe mbështetësit e mi.
Sa për njoftimin e opinionit të gjerë publik, sipas disa sondazheve në Gjilan, unë jam radhitur me 7%, por jam i bindur se po të isha kandidat dhe të bëja fushat dhe të isha pjesë e debateve televizive, kjo përqindje do të ishte edhe për disa herë më e lartë.
Dhe krejt në fund kërkoj nga kompania e UBO, TV- Dukagjini me Ermal Pandurin, që publikisht të kërkoj falje ndaj meje, familjes time dhe mbështetësve të mi për përdorimin e emrit tim, fotos dhe përqindjes të rezultatit me qëllim të degradimit tim.
Sido që të jetë i uroj suksese kandidatëve në garë për Gjilanin.
Me respekt