Donald Trump u shfaq në Milwaukee me një fashë mbi veshin e tij në Konventën Kombëtare Republikane pasi u bë zyrtarisht kandidat për president.
Vetëm dy ditë pas tentimvrasjes, pasuria e tij u rrit me më shumë se një miliard dollarë, njoftoi Forbes. Biden pranon se ishte e papërshtatshme kur ai u bëri thirrje mbështetësve që “të godasin Trumpin në qendër”, por ai theksoi se dhuna verbale është kryesisht problemi i Trump, jo i tij.
Trump ka një pasuri neto prej 6.6 miliardë dollarësh, që e rendit atë në mesin e 500 njerëzve më të pasur në botë, sipas vlerësimeve të fundit të Forbes.
Pasuria e tij neto është rritur në më shumë se 8 miliardë dollarë, nga rreth 4.1 miliardë dollarë kur Trump Media doli në publik më 26 mars dhe çmimi i aksioneve të kompanisë arriti në 79.38 dollarë. Vlera e vlerësuar e Trump Media është midis 40 dhe 90 milionë dollarë.