Pas disa orësh qëndrimi në Skenderaj, forcat speciale të Policisë së Kosovës janë larguar nga qyteti në orët e para të mëngjesit, transmeton IndeksOnline.
Në Skenderaj gjatë mbrëmjes kishte prani të shtuar të policisë, çka bëri që shumë qytetarë të dalin në rrugë dhe të grumbullohen në disa pjesë të qytetit.
Sipas informacioneve nga terreni, rreth orës 02:30 pas mesnate, Njësia Speciale është tërhequr nga Skenderaj.
Pas largimit të forcave policore, janë shpërndarë edhe qytetarët që po qëndronin në rrugë gjatë natës. /IndeksOnline/

