Trajnerin Ardian Nuhiu e pret një punë e vështirë për ta përgatitur ndeshjen kundër Royal Antwerpit sot.
Drita do ta zhvillojë përballjen e saj jetike për të siguruar kalimin tutje në rrethin e tretë kualifikues për UEFA Conference League.
Nuhiu kishte përgatitur mirë ndeshjen e parë, të cilën arriti ta mbyllte me rezultat 0:0, ndërsa është shprehur optimist edhe për ndeshjen e sotme.
Trajneri shkupjan pritet të paraqitet edhe sot me formacionin e njëjtë sikurse në ndeshjen e parë të zhvilluar në Belgjikë.
FC Drita: Maloku; Blakqori, Balde, Limani, Krasniqi; Jashari, Broja, Baftiu; Muja, Ajzeraj, Simonovski.
Ndeshja mes Dritës dhe Royal Antwerp do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /