Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka njoftuar se ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Ardian Haliti ka aderuar në Partinë Socialdemokrate.
Njoftimin e bëri Krasniqi në Facebook teksa publikoi një fotografi bashkë me Halitin.
“‘E kemi votu VV-në unë me krejt familjen time, por fort jemi zhgënjy’. Kështu nisi biseda në një takim të ngrohtë qe pata me Ardian Halitin nga Podujeva, ish-anëtar i VV, që sonte iu bashkua PSD-së”, shkroi Krasniqi.