Forumi i Gruas në Gjilan zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetarin e Degës, z. Lutfi Haziri, si dhe me kandidatin për kryetar të Komunës së Gjilanit, z. Arbër Ismajli. Ky takim shënoi një moment të veçantë bashkëpunimi dhe mobilizimi politik në prag të zgjedhjeve komunale.
Në cilësinë e kryetares së Forumit të Gruas në Gjilan, së bashku me kryesinë e forumit në degën tonë, shprehim mbështetjen e palëkundur për kandidaturën e z. Arbër Ismajli. Besimi ynë në vizionin, përkushtimin dhe potencialin e tij për të udhëhequr komunën drejt zhvillimit të qëndrueshëm është i plotë.
Gratë e Forumit janë të gatshme të japin kontributin e tyre të fuqishëm në këtë proces zgjedhor – me energji, përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë. E shohim pjesëmarrjen tonë jo vetëm si mbështetje politike, por si angazhim qytetar për një të ardhme më të mirë për Gjilanin.
Vazhdojmë bashkë – për Gjilanin që e duam, me Arbër Ismajlin përpara!