Fotografisë së presidentes Osmani me presidentin amerikan Joe Biden i është kundërpërgjigjur ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku. Ajo ka publikuar një foto me Biden. Edhe pse nuk ka thënë asnjë fjalë, mesazhi është i qartë, shkruan Gazeta Insajderi.
Presidentja e Kosovës ka marrë pjesë në funeralin e mbretëreshës së Britanisë së Madhe dhe të Komonuelthit, ku ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin ka realizuar disa fotografi brenda sallës.
Pas publikimit të fotos së Osmanit, ka postuar edhe Vlora Çitaku një foto me presidentin e Amerikës, duke mos thënë asnjë fjalë.
Mesazhi është i qartë.