Zvicra shqiptare e ka gjunjëzuar Serbinë në Kalinigrad duke marrë një fitore 2-1.
Ishte një natë magjike ku katër futbollistë tanë shkëlqyen.
Serbët ishin në epërsi pas 45 minutave të parë, por harruan se në fushë janë Graniti e Xherdani që i gjunjëzojnë.
‘Bomba’ e Granit Xhakës dhe mjeshtëria e Xherdan Shaqirit i dhanë tri pikë të arta Zvicrës, tri pikë që thuajse i sigurojnë kalimin tutje.
Më poshtë u sjellim fotot më të mira të kësaj sfide, fotot ku është gëzimi i jashtëzakonshëm i futbollistëve tanë dhe dëshpërimi i madh i serbëve.